Kamza “top”, Ndreu jep “recetën” e fitores

Kamza i gëzohet rikthimeve para ndeshjes me Luftëtarin, pasi mbrojtësi Ivan Fushtar është gati për stafin teknik, por edhe Taulant Kuqi e ka kaluar dëmtimin e pësuar në ndeshjen me Teutën. Gjithashtu dje me grupin është bashkuar edhe Sebino Plaku, që gjatë kësaj jave ka kaluar një gjendje gripale. Tashmë sulmuesi është më mirë dhe me shumë gjasa do ta nisë nga minuta e parë kundër Luftëtarit. Para kësaj ndeshjeje, për “Sport Ekspres” është trajneri Ramadan Ndreu është ai që flet dhe e vlerëson kundërshtarin, por thekson se nëse luhet si në ndeshjet e shkuara, atëherë për ta fitorja do të jetë më parë.

“Kur merr rezultate të mira detyrimisht edhe atmosfera në ekip është ajo e duhura. Ka optimizëm dhe kjo gjë më kënaq, por të gjithë e dimë se duhet të jemi më këmbë në tokë. Ndeshja e radhës është kundër Luftëtarit, ekip që ka dëshirë të marrë pikë për t’i shpëtuar rënies nga kategoria dhe do bëjë gjithçka në fushë. Ne jemi përgatitur për një ndeshje të vështirë. Kam besim, se duke luajtur si në ndeshjet e mëparshme, edhe fitorja do të jetë afër për ne. Duhet të tregohemi seriozë në fushë dhe ta realizojmë objektivin tonë për të dalë me pikë nga ky takim”, u shpreh Ndreu, që së bashku me presidentin Qarri dhe me mbështetjen e kryebashkiakut Xhelal Mziu kanë ndërtuar një ekip kompetitiv që i ka befasuar të gjithë, pasi përgjithësisht ekipet që vijnë nga e para paraqiten të brishta, por ka ndodhur ndryshe me Kamzën, që nëse mposht Luftëtarin sot do të rikthehet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Të gjithë janë të motivuar për ta mposhtur Luftëtarin, skuadër që e kanë mundur edhe në Gjirokastër me rezultatin 1-2 me dygolësh të Stevan Raçiç. Vladimir Prenga

Formacioni i mundshëm
Kamza (4-4-1-1)

Halilaj
Frashëri, Kuqi, Fushtar, Neziraj
Fukui, Arrabal, Ymeraj, Rezi
Plaku
Raçiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online