Muarem te Flamurtari, paga është “normale”

Muarem Muarem është futbollisti më i ri i Flamurtarit dhe është një goditje e fortë, pasi përforcohet ndjeshëm mesfusha, por edhe sulmi.

Mesfushor organizator, ose anësor ofensiv, Muarem ka një eksperiencë të madhe dhe është një emër i rëndësishëm, ndaj afrimi i tij në Superiore është një befasi.

Edhe kostoja e operacionit është e rëndësishme, gjë që e ka pranuar edhe vetë trajneri Shpëtim Duro, ai që ka mbyllur marrëveshjen.

Është folur për një pagë të jashtëzakonshme, deri te 20 mijë euro apo më lart, por “Sport Ekspres” zbulon shifrat reale, që nuk janë aq të ekzagjeruara.

Mesfushori i kombëtares së Maqedonisë do të marrë 9 mijë euro në muaj, shifër e lartë, por jo më e lartë se disa lojtarë të tjerë në Superiore. Gjithsesi, në Vlorë është rritur “oreksi” dhe Muarem bëhet tashmë një ndër lojtarët më të paguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online