Kamza nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Drejtori sportiv Andi Matraxhiu ka nisur punën për një mbrojtës qendre. Zyrtari i kamzalinjëve ka piketuar një emër interesant, i cili është në bisedime me drejtuesit e Kamzës.
Fjala është për Vlatko Drobarov. Mbrojtësi i qendrës është nga Maqedonia dhe në një moshë mjaft të mirë, 25 vjeç. Në momentin ideal për të luajtur futboll. Ai ka një karrierë dhe CV interesante, pasi ka luajtur vjet me ekipin e Arisit në Qipro.
Formacion me Arisin, por pas rënies së skuadrës qipriote nga kategoria do të ndryshojë skuadër. Kamza e ka pikasur, madje i ka bërë dhe ofertën zyrtare, por nuk është pranuar nga futbollisti, pasi pretendimet e tij janë më të larta. Nuk është çudi që të futet dhe ndonjk eip tjetër i Superiores në garë për të.