Kamza dhe Kukësi përballen mes tyre sot, ndërkohë që ka diçka që të bie në sy sapo merr në dorë protokollet e ndeshjes. Skuadra periferike e kryeqytetit nuk ka portier të tretë. Në stol nuk ka asnjë alternativë për bullgarin Kirev.
Fatkeqësia familjare që i ka ndodhur Ilir Avdylit e ka lënë Kamzën me vetëm një portier. Në një situatë të tillë Kamza është ndeshur edhe ndaj Teutës në Durrës, pasi portierit Kirev nuk i kishte mbërritur ende lejekalimi.
Probleme edhe te Kukësi. Trajneri Armando Cungu ka vetëm 4 alternativa. Portieri Maloku, Kalaja, Limaj dhe Shpehar ndodhen në stol. Verilindorët kanë shumë mungesa. Musolli, Rrumbullaku, Shameti dhe Shpehar janë të dëmtuar, kurse Zguro është i pezulluar. Harba ka zgjidhur kontratën, kurse Toure i marrë në huazim nga Juventusi është me valixhe në duar, mos pastë ikur që tani.