Kamza nuk kursehet, “lumë” golash Korabit

Kamza ka zhvilluar në Maqedoni edhe një miqësore tjetër. Këtë herë përballë ka pasur Korabin e Dibrës së madhe dhe skuadra e trajnerit Bledar Devolli ka dalë e fituar në fund. Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës periferike të kryeqytetit.

Takimin e hapi Argjend Malaj, i cili shfrytëzoi një krosim të Mehmetit pas një goditjeje këndi. Mesfushori me një gjuajtje me kokë mposhti portierin kundërshtar. Për të dyfishuar shifrat mendoi Majkëll Peçi, mesfushori i afruar nga skuadra e Burrelit.

Kamza nuk u mjaftua me kaq dhe këtë herë ishte një tjetër mesfushor që realizoi. Mumajesi, i cili nis sezonin e dytë te skuadra e Devollit, pasi shmangu portierin dhe një mbrojtës kundërshtar, nuk e ka pasur të vështirë të shënojë. 0-3. Në fund pati kohë edhe për golin e Plarent Fejzajt, mesfushorit ballshiot të afruar nga Kamza.

Miqësore – E hënë, më 6 gusht

Korabi (D) – Kamza 0-4
Shënues: Malaj, Peçi, Mumajesi, Fejzaj
Kamza: Avdyli, Idrizi, Turhani, Beqiri, Frashëri (c), Malaj, Arrabal, Mehmeti, Rezi, Peçi, Roloviç. Trajner: B. Devolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online