Kamza mposht edhe Tërbunin, testohet Dhrami

Skuadra e Ndreut po kërkon sulmues dhe vlonjati u mundua të bindte stafin teknik në miqësoren e djeshme

Vladimir Prenga

Kamza – Tërbuni    2-1

Shënues: Mumajesi 25’, Rezi 41’ / Puka 73’

Kamza: Halilaj, Frashëri, Lelis, Fushtar, Neziri, Zefi, Mustafa, Fukui, Mehmeti, Mumajesi, Rezi. (U aktivizuan: Gjonikaj, Rami, Rasha, Lame, Syziu, Dhrami, Dida, Idrizaj, Arrabal, Koleci, Ymeri). Trajner: Ramadan Ndreu.
Tërbuni: Rexhepi, Zagani, Pepa, Prendi, Rustemi, Janot, Mezini, Mustafa, Shaba, Taku, Blinishta. (U aktivizuan: Puka, Galica, Saliaj, Tiago, Plori, Ujka). Trajner: Kreshnik Krepi.

Gjyqtarë: B. Kaimi, A. Zalla, A. Memlikaj (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Mezini 45’
Karton i kuq:  Rustemi 64’

Kamza ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore, teksa përballë ka pasur ekipin e Tërbunit të Pukës. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1, duke e kontrolluar lojën nga fillimi. Gradualisht ritmi i ndeshjes ka ardhur duke u rritur, çka ka bërë që të vijë edhe goli, me autor Anxhelo Mumajesin, që pas një aksioni personal arrin të realizojë një gol mjaft të bukur. 1-0 për Kamzën, që në fund të pjesës së parë ka realizuar edhe golin e dytë me Ermir Rezin, që shtyn në rrjetë një top të goditur fort nga Frashëri për në portë. Skuadra e Ndreut e mbylli pjesën e parë në avantazhin e dy golave, ndërkohë që në të dytën pati disa zëvendësime. Në minutën e 64-t, mes Fukuit dhe Rustemit pati një përplasje, që nuk u tolerua nga gjyqtari i takimit, i cili i tregoi mbrojtësit të Tërbunit kartonin e kuq. Për miqtë do të ngushtonte rezultatin sulmuesi Edison Puka dhe në fund takimi u mbyll me shifrat 2-1.

LOJTARËT NË PROVË
Në ndeshjen e djeshme në fushën e blertë zbritën edhe dy futbollistë të tjerë, teksa njëri prej tyre ishte mbrojtësi Bekim Dida, i cili vjen nga skuadra e Kukësit, por që për shkak të një dëmtimi vjet nuk ka mundur të luajë shumë as në ekipin e dytë të verilindorëve.  Ra në sy sulmuesi vlonjate Arbër Dhrami, që sezonin e shkuar ka qenë pjesë e Pembroke Athleta në Maltë, ku është aktivizuar vetëm në pesë ndeshje në muajt janar-shkurt. 29-vjeçari ka realizuar vetëm një gol, ndërkohë që në Shqipëri është aktivizuar Apoloninë, Himarën, Butrintin, Bylisin, Tërbunin dhe Luftëtarin. Tashmë i takon stafit teknik të vendosë për ta dhe kohë nuk është se ka, pasi sot pritet që Kamza të niset drejt Maqedonisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore.

DEKLARTAT E TRAJNERËVE

Ramadan Ndreu – “Skuadra është drejt formatimit, por ende presim përforcime, pasi i kemi të domosdoshëm dy sulmues. Nuk prisja shumë prej lojtarëve, kjo për faktin se janë të ngarkuar fizikisht”.

Kreshnik Krepi – “Ekipi ka 10 ditë që ka nisur nga stërvitjet. Ende nuk është i kompletuar dhe jemi në fazë seleksionuese. Objektiv kryesor për këtë sezon është kapja e 5 vendeve të para të renditjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online