Kamza mendon për stadiumin dhe… Maganin

Kamza vijon pushimet, por kjo ndodh vetëm me futbollistët, pasi drejtuesit janë të angazhuar, sepse duhet bërë gati stadiumi për të luajtur në Superiore. Pas inspektimit të bërë nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe lënies së detyrave të para, nga sot pritet të nisin punimet në stadiumin “Kamza”. Siç dihet, pritet të ndërrohet tapeti i fushës, si dhe do të bëhen punime në tribunën kryesore, në ambientet e brendshme dhe në zonën e medias. Afati që stadiumi të licencohet është mesi i muajit korrik, por nëse nuk bëhet gati në kohë, mjafton që Kamza të paraqesë kontratën me një tjetër stadium dhe të luajë aty deri kur të jetë gati stadiumi i tyre.

MERKATO – Trajneri Ramadan Ndreu do vazhdojë të drejtojë skuadrën e Kamzës, ndërkohë që një pjesë e mirë e lojtarëve që e mbyllën sezonin do të rinovojnë kontratat. Klubi ende nuk ka nisur bisedimet për ta bërë diçka të tillë, por kjo nuk do të vonojë, pasi edhe lojtarë duan të dinë situatën e tyre dhe të vendosin për të ardhmen. Kështu, numri i largimeve nuk do të jetë i madh, ndërkohë që do të ketë edhe afrime. Një emër që po përmendet gjatë kësaj periudhe është ai i Artur Maganit, sulmuesit 22-vjeçar që u largua para pak ditësh nga Teuta. Për sulmuesin peqinas do të ishte një rikthim në Kamzë, pasi ai ka luajtur aty për gjashtë muaj në sezonin 2013-2014, kur shënoi edhe tre gola. Veç Maganit pritet të ketë edhe afrime të tjera të rëndësishme, pasi dihet se Superiorja është mjaft e vështirë dhe duhet një kontingjent i pasur me lojtarë dhe këtë e di mjaft mirë trajneri Ramadan Ndreu, që sezonin e fundit drejtoi për disa javë edhe skuadrën e Laçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online