Kamza me trajner të ri, pasuesi i Gjokës vjen nga Kategoria e Parë

Kamza pësoi një humbje në sekondant e fundit përballë rivalëve të Kastriotit, duke u zhytur në vendin e fundit të renditjes. Situata në klub nuk është aspak e qetë, duke filluar nga kryesia e klubit e deri te rezultatet e arritura.

Përveç çështjes së financave, ku nuk është gjetur ende një akord mes presidentit Qarri dhe kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, Kamza mbeti edhe pa trajner, pas largimit të Ernest Gjokës nga drejtimi i bluve në fundjavë.

Sot, është marrë vendimi nga kryesia e klubit për trajnerin e ri, i cili do të jetë Gentian Stojku. Ky i fundit ka drejtuar Erzenin në Kategorinë e Parë dhe tashmë do t’i bashkohet trajnerëve të Superiores. Ka ngelur vetëm zyrtarizimi nga klubi, por është e sigurt që zëvendësuesi i Gjokës do të jetë Gentian Stojku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online