Vllaznia izolohet para Kamzës, grumbullim dhe regjim “kazerme”

Trajneri Ernest Gjoka ka shkëputur ekipin nga presioni i madh që mbizotëron në qytet. Stafi teknik kërkon të mbajë ekipin larg tensionit

Gaspër Marku

Përpara ndeshjes trajneri Gjoka ishte i kënaqur edhe me një barazim në Vlorë, por duke qenë pesë minuta nga fundit në udhëheqje të rezultatit me atë gol të shënuar nga Ribaj në minutën e 85-të, shanset e Vllaznisë ishin që pas javës 32-të të forconin edhe më shumë pozitat në tabelën e klasifikimit. Diçka e tillë nuk ndodhi, pasi goli i pësuar në limitin e kohës shtese nga Kamara ka përmbysur gjithçka, pasi barazimi i Kamzës me Luftëtarin dhe sidomos fitorja e Teutës me Partizanin kanë bërë që Vllaznia të rikthehet sërish në pozitat delikate të mbijetesës. Aktualisht kuqeblutë pozicionohen në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit dhe nëse kampionati mbyllet sot, Vllaznia do të binte nga Kategoria Superiore. Në të tilla kushte, në qytetin verior rikthehet sërish tensioni për fatet e qëndrimit në kategorinë superiore. Madje, siç shprehen specialistë të futbollit, por edhe tifozë kuqeblu, këtë radhë rreziku i rënies në të paren është shumë më i madh se sa një sezon më parë.
Grumbullimi – E mërkura ka në kalendar përballjen më delikate të këtij sezoni për skuadrën kuqeblu. Për se si kanë ardhur punët, Vllaznia-Kamza konsiderohet e një rëndësie tejet të veçantë përekipin e trajnerit Ernest Gjoka. Për këtë arsye, në kampin shkodran kanë kaluar në “gatishmëri numër një”, pasi duke e konsideruar si “ndeshja e jetës” të gjithë, i madh e i vogël janë të karikuar dhe të përqendruar tek kjo sfidë duke dashur të kontribuojnë se si mund ta ndihmojnë skuadrën e tyre që të mbijetojë në superior. Dhe, nga sa informohet, masa e parë që merret në këtë drejtim është grumbullimi i skuadrës që ditën e sotme. E diela, si një ditë pas ndeshjes ka qenë pushim për futbollistët kuqeblu, ndërkohë që të hënën, duke filluar që në orët e mesditës skuadra do të ngujohet në grumbullim. Një trajtim special në mjediset e “Gardenland Resort”, jo vetëm në aspektin e akomodimit dhe të ushqimit, por më tepër me një vëmendje ekstra edhe për sa i përket aspektit psikologjik, ku përpos stafit kuqeblu pranë skuadrës pritet të jetë edhe figura të tjera me emër, përvojë dhe reputacion për të dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim kaq delikat të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online