Kamza kryen vizitat mjekësore, ekipi është i vonuar

0

Skuadra e Kamzës po zhvillon vizitat mjekësore ditën e sotme në një nga spitalet e kryeqytetit. Drejtuesit e klubit kanë menduar të kontrollojnë të gjithë lojtarët para fillimit të kampionatit, pasi nuk duan të kenë të papritura gjatë garës.

Në fakt, vetëm dy ditë para fillimit të kampionatit dhe me afrimet e reja që nuk janë kontrolluar, vizitat mjekësore janë pak të vonuara, por më mirë vonë se kurrë thotë populli.

Kamza ka ndryshuar rreth 80 % nga skuadra e vjetshme dhe nuk dihet se sa i fortë është ky ekip. Ndryshe nga sezoni i kaluar ku trajneri Ramadan Ndreu ndërtoi një grup me lojtarë me shumë përvojë, këtë herë u është besuar të rinjëve, nisur dhe nga mundësitë e pakta ekonomike.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.