Berisha me sytë nga Gasperini, mediet italiane e bëjnë fakt të kryer

0

Portieri i Atalantës, Etrit Berisha, e pa nga stoli ndeshjen e parë të Europa Leagues ndërmjet skuadrës së tij dhe Hapoel Haifës (1-4). Në Izrael, tekniku Xhan Piero Gasperini preferoi Golinin para portierit shqiptar, një lëvizje që u mendua se do të nxirrte përfundimisht nga formacionin lojtarin e kombëtares tonë.

Në fakt, duket ka qenë vetëm një mesazh kërcënues, pasi mediet italiane janë të bindura se Berisha do të rikthehet sot si titullar në takimin e kthimit, që do të luhet në Itali, prej orës 20:00. Një sfidë që nuk pritet të ketë shumë histori, pasi kualifikimi u mbyll që në Izrael.

Në nisjen e kampionatit do të shihet se kujt do t’i besohet pozicioni i titullarit të portës nga tekniku Gasperini. Berisha ka një duel të fortë me italianin Golini dhe për shkak të moshës së tij të re (23 vjeç) dhe faktit se është një produkt vendas.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.