Kamza ka pësuar tre humbje radhazi dhe normalisht që një tjetër disfatë me Flamurtarin do të ishte vendimtare për të ardhmen e trajnerit Klodian Duro. Por edhe për Ilir Dajën është një sfidë që ia lëkund pozitat.
Të mundësh Kastriotin e vendit të fundit është detyrim, ndaj kërkohet reagim dhe të merret pikët maksimale edhe me ekipet e tjera. Fitoret e fundit të dy ekipet i kanë pikërisht me krutanët. Tashmë përballen mes tyre.
Kamza pritet të mos ndryshojë shumë, të paktën në pjesën poshtë të formacionit. Sulmi është reparti ku ka dilema, por me shumë mundësi kapiteni Sebino Plaku do të rikthehet titullar pas dëmtimit. Nga ana tjetër Alvesh pritet të luajë nga fillimi për Flamurtarin.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E diel, më 7 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Kamza”, Kamzë
Kamza-Flamurtari
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Orelesi, Malaj, Mehmeti, Zisi, Fukui, Plaku. Trajner: Klodian Duro
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Useini, Batha, Hyseni, Alvesh, Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Astrit Mahmuti, Emigers Ganxhi, Emirion Sino
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj