Në Kamzë ia kanë dalë mbanë, në ndeshjen e fundit të sezonit, mes drithërimave në muajt e fundit plot stres.
Mbijetesa e arritur ka çliruar edhe fantazinë e faqes së Kamzës në Facebook, sepse fillimisht janë sulmuar me një status Vllaznia e Skënderbeu, ndërsa më pas me një fotomontazh janë cilësuar si hiena Laçi, Skënderbeu e Vllaznia.
“Mirë shkodranët, po korçarët e harruan festën e titullit? Mos vallë e kishin mendjen dhe ata në Tiranë?
Estrada e kësaj Superlige më në fund mbyllet dhe Kamza është sërish vitin tjetër aty ku e meriton.
Futboll i pastër, me meritë dhe djersë, pa hapje portash. Le të dalin tani të qajnë përpara kamerave Hamdia e Martina për djepin e ”tolerimeve”.
Drejtësia u vendos! Shihemi serish vitin tjetër për të përfaqësuar denjësisht një qytet të tërë…
#ForcaKAMZA