Guerrils ngrenë krye: Shëmti e futbollit, nuk bëhemi palë

Ajo që ndodhi sot në Superiore ishte një tjetër faqe shumë e shëmtuar e futbollit shqiptar dhe sado që të festohet për tituj e mbijetesa, thelbi është vetëm një: jemi një popull varfanjak mbi të gjitha në mentalitet dhe jemi të gatshëm të bëjmë çdo dredhi e poshtërsi, për të arritur atë që duam.

Këtë opinion ndan edhe grupimi i njohur Ultras Guerrils 08-09, që ka dalë me një qëndrim zyrtar, pas braktisjes së ndeshjes mes Partizanit e Kamzës, ku u pa qartë që ishte një teatër amator, me aktorë të paaftë.

Guerrils distancohet nga turpi i sotëm, duke sulmuar ashpër drejtuesit e Partizanit, që sipas tyre kanë vepruar njësoj si kundërshtarët e tyre, të cilët i kanë akuzuar aq shumë.

DEKLARATA

Në ndeshjen e fundit të kampionatit do duhej të festonim e jo të shikonim një spektakël teatral në shumë qytete njëherësh. Nuk pajtohemi, e japim shenjen tone të protestës duke mos u bërë palë me një shëmti të futbollit. Jemi të vetmit që kemi mbajtur fort qëndrimin tone dhe nuk e lëshojmë. Ne nuk bëhemi palë me klubin kur klubi e drejtuesit e tij veprojnë me fytyrë të njëjtë si kundërshtarët e tyre. Nuk na intereson kush bie e kush u ngjit, kush shkon në Europë a kush shkon në hale!

Nga ana tjetër klubi jonë të bëjë llogari për të dalë kampion, e jo llogari për falje pikësh në fund kampionati. 2015 ka kaluar me kohë, por titulli akoma s’ka ardhur aty ku i takon!

Ne jemi tifozeria e Partizanit!

Ne jemi Partizani!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online