Kalimi në Francë ishte zgjedhja e duhur për Xherdan Shaqirin. Ligue 1 po nxjerr sërish në pah aftësitë e sulmuesit shqiptar, që kishin mbetur në hije te Liverpuli, ku nuk mundi të gjende hapësirat e nevojshme. Mbrëmjen e djeshme 29-vjeçari gjeti golin e tij të parë me Lionin.
Pas vetëm 3 ndeshjeve me fanellën e klubit francez, Shaqiri arrin të renditet mes më të mirëve të kampionatit. “Sofascore“ e ka përfshirë Shaqirin në formacionin më të mirë të javës dhe i ka vendosur notën 8./Halit Delibashi-Sport Ekspres/