VIDEO/ Tentoi spektaklin, Paqueta-s i ndodh çudia dhe ndëshkohet me të verdhë se… donte të driblonte rivalin

E habitshme ka qenë ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme me Lucas Paqueta-n. Ish-lojtari i Milanit tentoi të dhuronte spektakël për tifozët e pranishëm në stadium, teksa për një moment përpiqet të kalojë topin sipër kokës së kundërshtarit. Por pas kësaj tentative sheh kartonin e verdhë të drejtuar në fytyrën e tij.

Futbollisti i Lyon-it ndëshkohet sepse… donte të driblonte rivalin. Habia ka mbizotëruar në fytyrën e tij dhe të shokëve të skuadrës, pasi dukej e pabesueshme të ndëshkohesh për një veprim të tillë. Me sa duket në kampionatin francez nuk i tolerojnë fintet në fushë, teksa për të njëjtën arsye kohë më parë është ndëshkuar edhe Neymar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online