Xhankarlo Kamoleze ishte pranë Shqipërisë dhe emri i tij nuk ishte vetëm spekulim mediatik. Të paktën kështu pretendon trajneri italian, i cili duke folur për “tuttomercatoëeb.com” shpjegon se gjithçka u ndal për arsye financiare.
“Bisedova me presidentin e Shqipërisë dhe diskutuam për shumë tema të ndryshme. Megjithatë, pastaj nuk u arrit akordi ekonomik. Kjo është situata, fare e thjeshtë. E njihja që më parë presidentin Duka dhe kishim biseduar edhe mbi mundësinë e një roli për mua si drejtor teknik. Një hipotezë tërheqëse, por dëshira ime është ajo që të trajnoj dhe shpresoj që të rifilloj ta bëj në Itali” sqaron trajneri italian.