Atentat ndaj presidentit të Kamzës Naim Qarri

Ngjarje e rëndë në Kamzë: Presidentit të FK Kamzës, Naim Qarri, i është bërë atentat, duke i vendosur eksploziv në makinë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, me eksplozivin e vendosur ndaj automjetit tip “Hummer”.

Raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk është dëmtuar asnjë person, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e atentatit.

Qarri ka në pronësi disa biznese  private, ndërsa prej vitesh investon te klubi i futbollit, që është kthyer sivjet në Superiore dhe skuadra po forcohet dita-ditës me lojtarë cilësorë.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.

Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.

Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online