“Kam luajtur me Dinamon, Partizanin, Tiranën, Vllazninë, Kukësin”! Bakaj: Kam se çfarë t’i them fëmijëve, kam luajtur për legjendat në Shqipëri

Elis Bakaj është aktualisht pjesë e ekipit Rukh në Bjellorusi. Futbollisti 34-vjeçar është shprehur për “Procesi Sportiv” se ndihet i lumtur pasi ka luajtur me ekipet më të mira të Superiores. Gjithashtu ndihet mirë pasi edhe nëse e mbyll karrierën futbollistike, do t’i krenohet fëmijëve me CV e pasur në vendin tonë.

“Partizani ka pasur disa vështirësi dhe nuk ka qenë ku duhet. Kam parë që Tirana është mirë, se Kukësi është në treshen e parë si ka gjithmonë dhe më vjen mirë që Dinamo u kthye në Superiore. Më kë do të luaja nëse kthehem në Shqipëri? Unë kam pasur fatin që të luaj me ekipet më të mira të futbollit shqiptar, me Partizanin, Dinamon, Tiranën, Vllazninë, Kukësin.

Kam qenë me fat për këtë aspekt. Nuk e kam vendosur akoma, kam kontratë akoma në Bjellorusi. Nuk e di se çfarë do të bëj, por edhe nëse nesër pasnesër e mbyll futbollin, do të t’i them fëmijëve se kam luajtur me ekipet legjenda të futbollit shqiptar”, tha Bakaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online