Kallaku zbulon “defektin”: Ja si më ndëshkon Shkëmbi në stërvitje

0

Sherif Kallaku foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të përballjes ndaj Kukësit. Mesfushori i talentuar u shpreh se i gjithi grupi kishte qenë i bindur se fitorja e parë e Teutës për këtë vit do të vinte në takimin e sotëm.

NDESHJA – “Duke marrë parasysh dhe barazimet në dy ndeshjet e kaluara mendoj se ky ishte momenti i duhur për të fituar. Të gjithë kishim besim se do t’ia dilnim”.

MBAJTJA E TEPËRT E TOPIT – “Do mundohem ta reduktoj këtë gjë. Trajneri më kritikon pëherë në stërvitje për këtë dhe më ka thënë që të luaj me dy takime, nëse nuk e bëj më akordon faull”.

PENALLTIA E HUMBUR KUNDËR KAMZËs – “Pas ndeshjes e përjetova disi, por më pas trajneri dhe djemtë më kanë ndihmuar duke më thënë të mos e vras shumë mendjen, pasi është diçka që ndodh”, përfundoi Kallaku.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.