Sherif Kallaku ishte autori i golit të vetëm në ndeshjen mes Teutës dhe Luftëtarit. Mesfushori foli në emisionin “Gol pas goli” në “Supersport” duke treguar se tani po kalon një moment mjaft të mirë dhe uron që të vijojë me këtë ritëm.
“Kalova dy muaj një dëmtim. Mu duk e lehtë dhe nuk ma merrte mendja se do më duhej kaq shumë kohë. Ndihem mirë tani dhe e kam dyfishuar ritmin dhe jam shumë mirë. Uroj ta mbaj këtë ritëm”
“Golat që kemi pasur i kemi marrë nga mungesa e përqendrimit. Ky është faji i të gjithëve dhe po punojmë që ta rregullojmë këtë gjë”.
“Edhe trajneri më kërkon që të jem afër Latif dhe të sulmoj portën. Po mundohem që të përmirësohem dhe këtë defekt e kam pasur që te moshat. Më flet trajneri për këto raste dhe uroj që të shënoj sa më shumë e të jetë goli i zhbllokimit”.
“Nuk bëri asnjë batutë Osmani, por e falënderova që më dha asistin. Çdo lojtar do vepronte siç bëri Osmani”.