Milani po bën gjithçka për të spastruar skuadrën nga lojtarët e panevojshëm dhe pas shitjes së Gustavo Gomez te Boka Zhuniors, tani synohet “shkarkimi” i sulmuesit kroat Nikola Kaliniç.
Ky i fundit vjen nga një sezon i zi dhe qershia mbi tortë ishte përjashtimi nga kombëtarja kroate, pasi refuzoi të futej në fundin e ndeshjes kundër Nigerisë.
Megjithatë, Atletiko e Madridit ka shfaqur interesim zyrtar, sepse do të shesë Gameiron. Atletiko kërkon huazim me detyrim blerjeje, Milani kërkon të arkëtojë rreth 20 milionë euro, ndërkohë që edhe Sevilja ka shfaqur interes, por duke ofruar më pak.
Spanjolli të largohet Kaliniç, Milani do nisë sulmin për Simone Zazan. Ky është lajmi i fundit që qarkullon në mediat italiane, aq sa flitet për marrëveshje të mbyllur, me sulmuesin që do të marrë 2.5 milionë euro në sezon, me kontratë 4-vjeçare, ndërsa Valencia ka pranuar huazimin me detyrim blerjeje verën e ardhshme, për shifra ende të papublikuara.
Nuk është sulmuesi që presin tifozët kuqezinj, por Milani nuk e ka forcën të shpenzojë pa fund dhe përjashtimi nga Europa League e ka goditur rëndë edhe në aspektin e imazhit.