Teqja në gjurmët e Shehit: Gesti më ka mësuar shumë

Pas tërheqjes së Orges Shehit dhe emërimit të tij në krye të stolit të Skënderbeut, trashëgimnia në portë i kalon Aldo Teqjas. Në sezonin e tretë te Skënderbeu, tashmë djaloshi i lindur në Tiranë do të jetë titullari i kampionëve të Shqipërisë dhe objektivi është i qartë.

“Do të bëj maksimumin të eci në gjurmët e Shehit. Po flasim për një emër që i ka dhënë shumë si kampionatit shqiptar, ashtu edhe Skënderbeut. Ka qenë më e lehtë për mua, nga Gesti kam mësuar shumë. Vinte i pari në stërvitje dhe jepte gjithmonë maksimumin. Besoj se si trajner do të arrijë sukses dhe do të arrijë majat edhe si trajner”, tha Teqja.

Gardiani 23-vjeçar beson se korçarët do të vijojnë të luftojnë për titullin, ashtu si ka ndodhur në vitet e fundit, ndërsa nuk e mendon vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për dënimin e UEFA-s me përjashtimin për 10 edicione nga kupat e Europës. “Me çështejn në CAS merren drejtuesit e klubit. Ne futbollistët shohim punën tonë në stërvitje dhe për ndeshjet. Skënderbeu do të ketë të njëjtat objektiva ashtu si në 7-8 vitet e fundit: do të jemi pretendentë dhe do të luftojmë për titullin kampion”, tha ai.

Aldo Teqja foli edhe për Thomas Strakoshën dhe shkëlqimin te Lacio në Serinë A e ish-shokut në përfaqësueset e moshave: “Kam luajtur 4 vite me Strakoshën në ekipet Kombëtare dhe te Shpresat. Ishte një djalë shumë punëtor dhe besoja se do të arrinte lart, por edhe për mua është surprizë ajo që ka bërë deri më tani. Besoj se do të arrijë majat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online