Kalendari i ekipeve pretendente për titull/ Tirana e ka më “të lehtë”, malorja e Partizanit dhe “ferri” i Laçit

Pas fitores së Tiranës kundër Vllaznisë është bërë edhe më e vështirë që të parashikosh ekipin që do të fitojë titullin kampion në Superiore. Tashmë kemi mbërritur sërish në pesë skuadra që kërkojnë ta përfundojnë në vendin e parë kampionatin tonë. Por le t’i hedhim një vështrim kalendarit të Laçit, Teutës, Partizanit, Vllaznisë dhe Tiranës.

Sigurisht që në shumë raste kemi të bëjmë thuajse me të njëjtat përballje pasi jemi duke folur për kundërshtarët e gjysmës së ekipeve të kampionatit kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi. Por për Laçin do të jetën përballjet më të vështira pasi ka 4 ndeshje “zjarri”. Kurbinasit do të luajnë ndaj Kukësit që nuk ka për ta hapur aspak rrugë në këtë derbi dhe që i duhet të reagojë në momentin kur të gjithë e kritikojnë për mungesën e personalitetit.

Më pas Laçit do të ketë edhe ndeshje kundër Tiranës, Teutës dhe Vllaznisë. Sa i përket Partizanit, disi të qetë do të jenë vetëm në këtë javë të kuqtë pasi do të përballen me Apoloninë. Menjëherë pas kësaj ndeshje nis edhe malorja pasi do të luajnë në Korçën e Skënderbeut që është kaq shumë e motivuar për mbijetesë. Një përballje kundër Memellit në këto momente është po aq e vështirë sa 90 minutësh me një rival direkt për titull.

Pas kësaj Partizani shkon në derbin ndaj Tiranës, për të vazhduar me Teutën dhe Vllazninë. Disi më i kënaqshëm është kalendari për bardheblutë që fillimisht do të ndeshen kundër Bylisit dhe për të vazhduar me Kastriotin. Të dy këto ekipe kërkojnë mbijetesën, por cilësia e titullit kampion duhet të bëjë diferencën. Të vetmet përballje “të vështira” në letër janë derbi ndaj Partizanit dhe ndeshja kundër Laçit, megjithëse kjo e fundit pritet në shtëpi. /Sport Ekspres/

Kalendari i Laçit

Laçi-Kukësi

Apolonia-Laçi

Laçi-Skënderbeu

Tirana-Laçi

Laçi-Teuta

Vllaznia-Laçi

Kalendari i Teutës

Vllaznia-Teuta

Teuta-Bylis

Kastrioti-Teuta

Teuta-Partizani

Laci-Teuta

Teuta-Apolonia

Kalendari i Partizanit

Partizani-Apolonia

Skënderbeu-Partizani

Partizani-Tirana

Teuta-Partizani

Partizani-Vllaznia

Bylis-Partizani

Kalendari i Vllaznisë

Vllaznia-Teuta

Kukësi-Vllaznia

Bylis-Vllaznia

Vllaznia-Kastrioti

Partizani-Vllaznia

Vllaznia-Laci

Kalendari i Tiranës

Bylis-Tirana

Tirana-Kastrioti

Partizani-Tirana

Tirana-Laci

Apolonia-Tirana

Tirana-Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online