Kaleb Ekuban zgjedh ekipin e ri, mbërrin në aeroport

Kaleb Ekuban ishte dëshirë merkatoje për disa klube në Shqipëri. Tirana kishte kërkuar informacion herët, më pas edhe Partizani e Flamurtari u përpoqën, por ganezi as që e kishte ndërmend të rikthehej në Shqipëri.

Në aspektin financiar asnjë klub nuk ia plotësonte dot kërkesat. U arrit t’i ofrohej gjysma e pagës që merr te Lidsi, kurse gjysmën tjetër t’ia paguanin anglezët. Por Ekuban donte një sfidë më të madhe në aspektin sportiv.

Rikthimi në Superiore do ishte hap pas, ndaj zgjodhi Superligën turke. TAshmë ai ka mbërritur në Trabzon dhe do të jetë pjesë e ekipit të qytetit, Trabzonsporit. Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe tashmë sulmuesi ganez duhet të tregojë vlerat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *