Elton Kale është një ndër lojtarët më aktivë nëpër rrjetet sociale dhe braziliani shpesh bën postime interesante në profilet e tij. Gjithsesi, këtë herë duket se mesfushori e ka lënë pas humorin dhe ka bër një postim mbi të ardhmen e tij.
Futbollisti i Flamurtarit ka postuar një story në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shkruar: “Muaji i fundit”, teksa e ka shoqëruar dhe me ikonat e flamurit brazilian dhe të avionit, si për të zbuluar se e ardhmja e tij do të jetë në vendin e tij, pra në Brazil.
Të njëjtën gjë bëri disa ditë më parë edhe sulmuesi i Kukësit, Artur Rexhinaldo, i cili postoi një foto ku shkruante se edhe një muaj tjetër. Gjithashtu, mozambikasi shkruante në fund edhe fjalën “mjaft”, duke dhënë shenja të qarta largimi.