Kahn: Unë shef i Bajernit? Sfidë e madhe, më duhet ndihma e Rumeniges

Legjenda e Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn, mund të rikthehet në klubin ku shkroi histori. Kësaj radhe në rolin e drejtuesit. Sipas së përditshmes gjermane “Bild”, drejtuesit aktual të Bajernit duan t’i bëjnë ish-portierit një ftesë për të qenë në bordin e tyre drejtues.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kahn do të zëvendësojë shefin ekzekutiv të klubit Karl-Hainc Rumenige, i cili e mban këtë pozicion prej 17 vitesh.

Në një intervistë të dhënë sot për “Sport Bild”, Kahn foli për këtë ide dhe theksoi se për një detyrë kaq të rëndësishme do t’i duhet pak kohë për të njohur strukturën e klubit.

“Për të marrë këtë pozicion kaq të lartë të duhet një fazë tranzicioni .Nuk është aspak një detyrë e lehtë, sidomos në kohët e sotme kur klubet kanë marrë formën e kompanive me shpenzime të frikshme.  Nëse do të ma ofrojnë këtë rol, do të ishte në të mirën time që Rumenige të më shoqëronte në muajt e parë të këtij procesi”.

“Si fillim them se do ta filloj thjesht si një anëtar i bordit ku do të më jepen disa detyra specifike. Gjatë kësaj kohë do të përpiqem ta njoh klubin në tërësi dhe gjithçka do të zhvillohet hap pas hapi në mënyrë graduale”.

“Bajerni është një ndër klubet më të madh në planet dhe mbajtja e këtij niveli dhe pse jo rritja e mëtejshme, është një sfidë e madhe”, përfundoi Kahn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online