Erzeni ka mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Besëlidhjes dhe është pozicionuar në vendin e tretë në klasifikim pas pesë javësh kampionat. Takimi i tretë me lezhjanët ky, pasi më parë ishin përballur edhe në Kupë. Por në këtë kompeticion ishte Besëlidhja që kaloi më tej.
Në kampionat melodia ishte tjetër. Ishte Goxhaj, ai i cili i shënoi ish-skuadrës së tij në minutën e 36-të. Qendërmbrojtësi i dha avantazhin Erzenit dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Lezhjanët arritën të barazojnë në pjesën e dytë.
Hoxha ishte ai që shënoi në portën e shijakasve. Vetëm tetë minuta më pas ndryshoi rezultati, pasi Kabiru shënoi me kokë dhe i dha fitoren Erzenit.
Kategoria e Parë – Java 5
E diel, më 7 tetor, ora 14:00
Erzeni-Besëlidhja 2-1
Shënues: Goxhaj 36’, Kabiru 72’/ Hoxha 64’