“Ka rregulla, po sikur të thojë Rama pse kënduat himnin tonë“? Tifozët e Gjakovës hapin debate, Skarço: Sa bukur kur thyhen rregullat kështu

Tifozët e Gjakovës refuzuan të këndojnë himnin e shtetit të Kosovës në dy ndeshjet e fundit të baskektbollit. E gjithë salla njëzëri ka nisur të këndojnë vetëm atë mbarëkombëtar. Një veprim i tillë është shoqëruar me gjobë në Kosovë dhe me debat në studion e emisionit “Ora Sport”, që transmetohet në “Ora TV”.

Edmond Gëzdari nuk e ka përshëndetur gjestin e tifozëve gjakovarë. Sipas tij, rregullat janë vendosur dhe duhen respektuar deri në fund. “Unë e shoh ndryshe. Nuk jam dakort me këtë. Ka rregulla që duhen ndjekur. Po sikur Rama të dalë nesër dhe të thojë: ‘Bëtë gabim që kënduat himnin tonë‘? Ka rregulla“, ka thënë Gëzdari.

Por më pas ka pasuar edhe replika e gazetarit Eno Skarço. Ky i fundit ka mbështetur veprimin e bërë në Gjakovë, pasi në fund të fundit është kënduar himni që i bashkon të gjithë shqiptarët. “E megjithatë, sa bukur kur thyhen rregullat kështu“, ështe shprehur Eno Skarço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online