Prekje në ADN/ Ekipet në Shqipëri merrnin trajner italian për t’u shqiptarizuar, Vllaznia është italiane me trajner shqiptar

Nga Klaudio Ndreca

Një situatë paradoksale është ajo që ka ndodhur te Vllaznia e këtij sezoni. Gjithmonë kemi kritikuar dhe thënë se ekipet e Superiores marrin trajnerë të huaj, kryesisht italianë, për t’u shqiptarizuar. Te Vllaznia ka ndodhur e kundërta, me trajner shqiptar po bëhet ekip “italian”.

Nëse do të merrni nga tifozi më i vogël e deri të më i madhi në Shkodër, të gjithë do t’ju thonë se ekipi i këtij viti mund të jetë gjithçka, veçse jo i bukur. Për këdo që e sheh Vllazninë ftohtë dhe nga jashtë situatën, e kupton fare mirë se ky ekip nuk ka prodhuar futboll kurrë për 90 minuta, por në shumë pak ndeshje dhe me fraksione minutash të pakta, të papërfillshme.

Ky është realiteti, sado i dhimbshëm, është më mirë të preket në plagë. Ndoshta tifozët preferojnë kohën e Brdaric, atëherë kur ekipi ishte i shkujdesur, por kishte sadopak befasi dhe ishte tërheqës për t’u parë. Për momentin me Mirel Josën nuk po shkojnë gjërat aspak siç duhet. Lojtarë që vonojnë lojën deri në aktrim kur janë në avantazh, nuk ishte parë kurrë më herët në Shkodër.

Skena të tilla thuajse të shëmtuara janë parë në momentin kur kjo skuadër arriti të fitonte me Tiranën dhe Kastriotin. Themi të shëmtuara duke e parë në vështrimin e një tifozi shkodran, që pikërisht për këto cilësi të veçanta krenohej me ekipin e tij, që mund të humbiste, por në fund luante…futboll.

Vllaznia është bërë shumë italiane pasi është kthyer cinike. Paralajmërimet u dhanë që në fitoren e fundit ndaj Bylisit, me ballshiotët që ishin fare pranë barazimit të rezultatit me 2-0 në avantazh. Kjo ndodhi kundër Erzenit, nuk ishte rastësi. Shkodranët kanë mungesë fantazie në sulm dhe nuk janë aspak të rrezikshëm për kundërshtarët që t’i vendosën përfund. Nuk janë ata që mund të fitojnë 6-3 si ndodhi me Dinamon në sezonin e shkuar, pasi e gjejnë një kundërshtar në ditë “JO”.

Në këtë stil loje është thuajse e pamundur që të kuptohet nëse rivali është në ditën e tij më të mirë apo jo, skuadra do të tkurret menjëherë pasi e ka shënuar një gol avantazhi. Një Vllazni e stili italian të futbollit, që ka pësuar gola më shumë se të gjithë, 12 të tillë, duke përjashtuar vetëm Teutën që jo më kot është në vendin e fundit. Kujt i duhet një gjë e tillë përderisa shifrat flasin në këtë mënyrë? Nuk është vetëm çështje rezultatesh, janë të fundit nga rëndësia në këtë rast, Shkodra po humb bukurinë, ajo nuk është më e veçantë nga të tjerat, po kthehet në…e mërzitshme. Ndoshta mund të ishin edhe në vendin e parë tani, por ndryshe nga më parë në kohën e Brdaric, këtë herë nuk do t’i hynte në punë as “dreqit” pasi dielli duket që në mëngjes. Në Shkodër vetëm për shkëlqim që nuk mund të flasim. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online