“Ka probleme me grykët”! Humbi 1-3 me Kukësin, trajneri i Partizani bojkoton intervistën pas ndeshje

Partizani ka marrë një tjetër humbje në Superiore, teksa Kukësi e ka mundur në shifrat 1-3. Goli i Abazajt, autogoli i Boldor dhe njëkohësisht perla me parabël e Et’hemi vulosën fitoren e të kuqëve. Pas kësaj humbje të kuqtë shkojnë në vendin e “play-out”, atje ku rrezikohet rënia për në Kategorinë e Parë.

Por kur të gjithë tifozët presin shpjegimet, trajneri i Partizanit nuk ka dalë në intervistë pas ndeshjes. Sipas asaj që raporton “Supersport”, ka pasur një komunikatë nga klubi se Sormani nuk do të dalë në intervistë pasi ka probleme me grykët. Një arsyetim ky që shton dyshimet për një shkarkim të mundshëm pas 5 humbjeve radhazi. / Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online