FOTO/ I çmenduri Jurgen Goxha! Shihni këmbën e enjtur, shënoi golin në minutën e 90: Kisha motiv të fortë

Jurgen Goxha është njeriu i sakrificës së madhe dhe këtë e ka vërtetuar ndaj Teutës. Bylisi ka arritur të marrë një fitore jetike në këtë përballje, duke ia dalë në minutën e 90. Pas këtij triumfi ka arritur t’i largohet vendit të “Play-Out”, atje ku rrezikohet rënia në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë menjëherë pas golit të fitores së shënuar, Goxha ka treguar edhe pamjen e këmbës së enjtur. Një sakrificë e jashtëzakonshme e këtij lojtari që ka luajtur kështu që në minutën e parë, ndërsa në intervistën pas ndeshjes për “Supersport” është shprehur: “Kishte një motiv të fortë për të bërë këtë sakrificë. Tani do të vijë një fëmijë në jetë dhe ky gol shkon për të. Njëkohësisht kjo ishte ndeshje jetike për ne dhe prandaj duhej që të isha aty. Trajneri më njeh si karakter, nuk dorëzohem kurrë dhe për këtë arsye më ka lejuar”, ka thënë Goxha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online