Intervistat/ “Gati firma me ekipin e ri”, Kristal Abazaj tregon: E di menaxheri…

Shumë gola dhe spektakël! Kështu është mbyllur edhe kjo javë, teksa Kukësi ka arritur të fitojë ndaj Partizanit në shifrat 1-3, ndërsa Tirana ia ka dalë me shifrat 0-5 ndaj Luftëtarit. Në të njëjtën ritëm është mbyllur edhe Laçi-Vllaznia, që ka dalë 5-2. Bylisi ka fituar në minutën e fundit falë golit të Goxhës, ndërsa Skënderbeu ka mundur 0-1 ndaj Flamurtarin. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Egbo (Tirana): “I thashë çunave në pushimin e pjesës së parë që duhet të futeni dhe të shënoni sa më tepër gola. Kjo është bërë dhe tani duhet që të shohim për ndeshjen e radhës që e kemi në Kupë. Probleme me Ngon? Është diçka që ndodh brenda familjes, pavarësisht ndonjë gabimi që mund të jetë. Do vazhdoj si trajner i Tiranës në Europë? Nuk e ka mendjen fare aty, dua ta mbyll njëherë me objektivin që kemi se është e veçantë të drejtosh një ekip i tillë”.

Cungu (Laçi): “Vllaznia na ka vendosur në vështirësi kur ishim duke fituar 2-1 dhe nëse barazohej, atëherë do të ishte e rëndë për ne nga ana psikologjike. Pastaj kur ka mbërritur në 4-2, mendoj se është mbyllur gjithçka. Le të mos e harrojmë se kishim 4 lojtarë të rëndësishëm që mungonin në ndeshjen e sotme. Në pjesën e dytë kishim një vetkënaqësi të madhe, që unë nuk ia kërkova lojtarëve që ta kishin”.

Shehi (Kukësi): “E kisha thënë që Partizani do të ishte pengesa më e madhe e jona për të arritur te objektivi. Mendoj se i kemi vendosur gishtin kokës pas asaj që ndodhi ndaj Luftëtarit dhe prandaj i kemi finalizuar më mirë rastet. Edhe golin e vetëm që pësuam, e kemi marrë se 0-3 u quajt si e mbyllur për ne. Sistemi 4-3-3 mendoj se na përshtatet më mirë si ekip, por normalisht që varet edhe nga kundërshtari”.

Daja (Skënderbeu): “Të vjen keq që do ta shihni Europën nga shtëpia? Jo në fakt, ne presim një përgjigje pozitive. Në këtë mënyrë ne motivohemi me lojtarët dhe do të vazhdojmë kështu. Me rëndësi ndaj Flamurtarit ishte që realizoi Gripshi, një nga sulmuesit tanë, megjithëse nuk jam shumë i kënaqur me pjesën përmbyllëse të aksioneve tona. Ndiej keqardhje për situatën ku është Flamurtari, pasi meriton ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë qytetin. Kam kaluar një periudhë shumë të mirë atje dhe kemi marrë mbështetjen e tifozëve vlonjatë që janë shumë të ndjeshëm. Ndiej dyfish keqardhje nga ana ime”.

Abazaj (Kukësi): “Tani kam bërë abonim me “Supersportin” se po dalë gjithmonë pas ndeshjes (qesh). Ne jemi ende në lojë për titullin, pse jo… Futbolli ka treguar se ka çmendurira dhe do tentojmë për kreun. Tani kam kontakte me një ekip të ri dhe jam shumë afër mbylljes. Cili është emri? Nuk e di, kjo është puna e menaxherit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online