Zhoze Murinjo prej disa muajsh është i papunë. Përkundër kësaj, asnjë ofertë nuk ka ardhur në drejtim të tij nga gjigantët evropianë. Të gjitha skuadrat e mëdha janë sistemuar me trajnerët e tyre dhe Murinjos i duhet të shohë për të tjera alternativa. Sipas medieve angleze, Kina ishte një mundësi konkrete për portugezin.
“The Telegraph” raporton se Murinjo ka biseduar në lidhje me marrjen e stolit të klubit kinez të Guangzhu Evergrande. Tekniku është parë të takohet me kryetarin e klubit aziatik. Atij i është propozuar stoli i skuadrës më të madhe në shtetin gjigant dhe në këmbim të kësaj i janë ofruar shumë para në tavolinë.
Gjithsesi, e njëjta medie shprehet se negociatat nuk kanë evoluar aspak, kjo për shkak të refuzimit të menjëhershëm nga ana e “Special One”. Murinjo thuhet të mos e ketë marrë aspak në konsideratë prpozimin, pavarësisht respektit për drejtuesit e klubit. Shkaki i hedhjes poshtë të kësaj ofertë janë arsyet familjare.