“Ka potencial të madh”, trajnerin e Legias “e ngroh” stërvitja e fundit: Muçi ka shansin tani, i përshtatet Polonisë

Trajneri i Legias, Michnieëicz, ka paralajmëruar se koha e Ernest Muçit duket se ka ardhur në Poloni. Talenti shqiptar duhet të tregojë menjëherë sesa vlen pas dëmtimit që ka pësuar Kapustka. Hapësirat në këto nivele nuk kërkohen, por fitohen.

Tekniku i kampionëve polak ka cituar edhe njëherë tjetër se zëvendësuesit nuk mund të hidhen në fushë për sa kohë që skuadra merr rezultate pozitive. Por për shkakun e problemeve të Kapustka, Muçi ka mundësinë për të treguar se Legia nuk gaboi me besimin që i dha.

“Ernest Muci është një lojtar që ka potencial të madh dhe i përshtatet kampionatit tonë. Fillimi ishte i vështirë, në ndeshjen kundër Górnik ai hyri në terren shumë të vështirë, por mendoj se javët në vijim treguan se ky adaptim po shkon mirë.

Dje tregoi një anë shumë të mirë. Situata është që Bartek Kapustka nuk do të marrë pjesë në trajnim, ka një problem të vogël dhe në vend të tij ne do të përgatisim Muci të njihet me këtë pozicion. Do të shohim se cili do të jetë fati i tij. Skuadra luan mirë, merr pikë dhe është e vështirë për zëvendësuesit të hidhen në skuadër, sepse të gjithë po mbrojnë pozicionin e tyre. Muci erdhi në një ekip vërtet të fortë”, u shpreh Michnieëicz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online