Ka një çështje te Milani, Suso në udhëkryq

Milani arriti të siguronte një barazim pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Lacios. Rezultat pozitiv për kuqezinjtë, të cilët do të kërkojnë në “San Siro” kualifikimin në finale, me datë 24 prill.

Rezultatet pozitive kanë rikthyer atmosferën e mirë dhe qetësinë në kampin milanist, por së fundmi ka një çështje që shqetëson jo pak. Suso nuk ndodhet në një formë të mirë dhe kjo dallohet lehtë.

Spanjolli nuk po arrin të dhurojë asgjë nga repertori i tij, madje ka harruar dhe të driblojë kundërshtarin, siç u pa dhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër bardhekaltërve. Siç raporton 25-vjeçari vuan nga pubalgjia, por diçka e tillë nuk është konfirmuar kurrë nga mjekët e Milanit. Suso zhvilloi një sezon shumë të mirë deri në nëntor, ndërsa më pak filloi rënia e tij e lirë.

Tani i takon Milanit dhe stafit mjekësor të marrë një vendim. Nëse lojtari vuan nga pubalgjia, ndoshta ka ardhur momenti që ai të ndalojë. Në fund të fundit më mirë pa të, sesa me “fantazmën” e tij në fushë.

Sami Kastihejo ndodhet në formë të mirë dhe është gati ta zëvendësonte patriotin e tij, me Suson që do të përfitonte për t’u rikuperuar dhe kaluar problemet që po has.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *