Ousmane Dembele nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme me Real Betis. Francezi ka qenë në qendër të vëmendjes në dy ditët e fundit. Të enjten ai nuk u paraqitur në stërvitje dhe për më tepër e kishte telefonin e fikur, për më shumë se një orë e gjysmë askush nuk e dinte se ku ishte 21-vjeçari.
Edhe dje ai kishte një përplasje me Arturo Vidal dhe sot ka ardhur dhe masa nga trajneri Valverde, i cili i ka dhënë një mësim duke e lënë jashtë listës për ndeshjen e ardhshme, edhe sulmuesi ka bërë mirë në ndeshjet e fundit.
Lajmi i mirë është se Leo Mesi do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij për ndeshjen e radhës pas 21 ditësh. “Pleshti” e ka lënë pas dëmtimin që pësoi në krah dhe tashmë është në 100% e tij. Rikthehet dhe Umtitit, i cili po ashtu është rikuperuar plotësisht. Gjithsesi vëmendja është te Dembele, pasi nuk dihet se si do të degradojë situata, apo do të mbyllet gjithçka pas kësaj sfide.
[? SQUAD LIST]
? #BarçaBetis
?? #ForçaBarça pic.twitter.com/2h4rxi2ZNx— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 10, 2018