“Impresioni i lënë nga takimi me Murinjon”! Gjoka shpallet kampion: Nuk e harroj Gjicin, fituam të gjithë bashkë

Ernest Gjoka është shpallur kampion me Shkëndijën e Tetovës. Në një rrëfim për Zona Gol trajneri shqiptar ka treguar edhe impresionin e lënë nga Murinjo pasi kuqezinjtë u përballën ndaj Totenhemit në Europë.

“Ne kemi edhe katër ndeshje dhe kemi dëshirë të japim maksimumin. Edhe pse kemi një humbje, janë gjëra që ndodhin. Nuk ka mundësi që të jesh në çdo ndeshje aq lart. Futbolli i njeh këto gjëra. Tashmë ne kemi investuar në këtë ekip. Unë kam besim sek jo skuadër ka themelet e saj për të vazhduar nesër. Mendoj se jemi duke projektuar diçka si për Europën, ashtu edhe për kampionatin.

E ardhmja? Puna ime është në bazë të rezultateve, nuk është tek dëshira. Duhet t’i shikoj gjërat gradualisht. Këtu vështirësitë ishin shumë të larta. Ne arritëm të thyejmë hegjemoninë dhe u shpallëm kampion sivjet. Një gjë që duhet ta them është takimi me një nga trajnerët më të mirë në botë (Mourinho). Një njeri që ka arritur aq shumë, të jetë aq i thjeshtë. Unë për veten time ka kam kalaur momente të paharrueshme me Safetin. Suksesin te Kukësi e bëmë të gjithë bashkë dhe ndërtuam diçka të bukur”, tha Gjoka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online