Ka lënë pas edhe Ronaldon! Premier Liga i jep zë statistikës së Brojës, e djathta e tij ka shkatuar më shumë dëme në 90 minuta

Armando Broja po shijon suksesin e tij në sezonin debutues në Premier Ligë. Sulmuesi shqiptar numëron deri më tani plot 6 gola të shënuar në 21 paraqitje me Sauthemptonin, megjithëse prej tyre vetëm 13 kanë qenë si titullar, ndërsa për 90 minuta në fushën e lojës ka qendruar në vetëm 3 takime.

Por kjo nuk e ka penguar të përhapë panik në çdo moment për mbrojtjet kundërshtare. Statistikat flasin për të, teksa vetë Premier Liga ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare një arritje të lojtarit shqiptar. E djatha e Armando Brojës ka shkaktuar dëme më shumë se e kujtdo tjetër në këtë kampionat.

Të gjashtë golat e tij janë shënuar pikërisht me këmbën e djathë, prandaj 20-vjeçari mban numrin më të lartë të golave të shënuar për 90 minuta. Ndërkohë menjëherë pas tij vjen edhe 5 herë fituesi i Topit të Artë, Kristiano Ronaldo. Gjithashtu Broja regjistron shpejtësinë e dytë më të lartë në skuadrën e Sauthemptonit, që kap shifrën e 35.33 km/h./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online