Të gjithë me sytë nga Muçi por skenën e rrëmben Çelhaka, trajneri i Legias bën rrokadën me lojtarët shqiptarë

Largimi i Mahir Emrelit dhe Luquinha-s nga Legia e Varshavës pritej të sillte shpërthimin e Ernest Muçit. Ky i fundit erdhi me bujë të madhe në kryeqytetin polak, ku shihej si një talentet më të mëdha të Ballkanit. Koha e përshtatjes përfundoi dhe tanimë të gjithë kishin kthyer sytë drejt tij për të parë sa do t’ja dilte të nxirrte skuadrën nga situata ku ndodhet.

Por pikërisht në këtë moment vjen befasia nga trajneri serb. Vukoviç vendosi të linte në shtëpi javën e shkuar talentin shqiptar, ndërsa tashmë ka rezervuar një vend në stolin e rezervave. Ndërkohë skena shkon për Jurgen Çelhakën. Kreu i pankinës së Legias ka bërë një rrokadë mes dy lojtarëve shqiptarë, duke i dhuruar kështu Çelhakës fanellën e titullarit për herë të parë me kampionët në fuqi të Polonisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online