“Kam parë lojtarë të llastuar”, Hafizi i drejtohet Plorit për Vllazninë: Mbajtje e tepruar e topit nga Da Silva, pse nuk i dënoni?

Pas 7 humbjeve radhazi, Skënderbeu ka marrë pikën e parë në barazimin 2-2 ndaj Vllaznisë. Një ndeshje e cila pritej të ishte e tensionuar dhe ashtu rezultoi. Të dy ekipet kërkonin me patjetër fitoren, ndërsa pjesët ishin të ndara në po të njëjtën mënyrë.

E para u dominua nga Skënderbeu, me shumë raste të humbura para portës së Zogovic. Por goli erdhi nga Nikaj në të 24 që mposhti portierin e Vllaznisë dhe si një shkodran, nuk zgjodhi të festojë. Rezultati do të barazohej nga Da Silva në të 41 pas një gabimi të Rexhepit, teksa i duhej vetëm të shtynte topin në rrjetë.

Por gafën e pjesës së parë, Rexhepi e shlyen në të dytën ku mohoi dy super gola nga distanca. Mustedanagic përmbysi shifrat në minutën e 51 dhe kulmi i tensioneve arriti në të 82. Arbitri jep penallti në favor të Vrapit pasi kishte një kontakt me Zogovic, që e mbajti me duar. Portieri i Vllaznisë nuk ishte dakort me penalltinë, ndërsa kryesori i takimit e pa me VAR.

Kur u rikthye, jo vetëm që u dha 11-metërshi, por u shoqërua me një karton të kuq. Zogovic ka mbetur i befasuar dhe është shtrirë në tokë, duke mos i besuar vendimit. Gjithë inatin nisi që ta shfrynte te fanella e tij, më pas ka shkuar drejt arbitrit mes toneve të ashpra. Lojtarët e Vllaznisë e kanë hequr me forcë, por janë dashur disa minuta që Zogovic si një “bishë e tërbuar”, të dilte nga fusha e blertë. Në fund, duket se Vllaznia e ka të pamundur që të mbyll ndeshjen me 11 lojtarë ku thuajse në çdo ndeshje sheh kartonin e kuq. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Hafizi i drejtohet Plorit: “Për mua Laver Alla ka bërë shumë gabime sot që kanë dënuar Skënderbeun dhe kanë dënuar Vllazninë. Nuk kishte shumë autoritet, shpesh lojtarët kanë marrë autoritetin e arbitrit sot. Dha pak kartona të verdhë, kur duhej më shumë, pastaj dha një të kuq që nuk ishte. Por nga ana tjetër dua të komentoj pak Vllazninë. Si ka mundësi që ka lojtarë kaq të llastuar? E kam fjalë për mbajtjen e topit të tepruar të Da Silvas. Si ka mundësi që ka kaq kartona të kuq te Vllaznia dhe nuk ndërhyni për t’i dënuar? Nuk i ka hije kësaj skuadre. Edhe në gabimet e arbitrit, nuk duhet të ketë ato kundërveprime që pamë sot”

Memelli: “Vllaznia është një ekip i mirë dhe sidomos katërshja sulmuese është shumë e mirë. U munduam që t’i izolonim sadopak. Si rezultat i kësaj erdhi dhe goli. Në këtë pikë të kampionatit po na penalizojnë gabime amatoreske, si te goli i parë që Shehi dhe Zhan Viktor që i dha asist lojtari të Vllaznisë. Nuk mund ta ndryshoj dot unë rezultatin në fundin e ndeshjes. Jam përpjekur që të ul tensionin dhe Zguro duhet të rregulloj gjërat me veten e tij, por reagon në lojë pasi është djalë i çiltër dhe impulsiv. Është lojtar i rëndësishëm për ne, por duhet ta qetësoj pak veten. Rasti i humbur i Mensah? Detyra ime është që lojtarët i dërgoj para porte, pastaj vendosin vetë për zgjedhjen që bëjnë. Të isha unë në vendin e Mensah do të dribloja Zogovic dhe më pas do të shënoja, por ishte zgjedhje e tij për të goditur drejt portës”.

Plori (Vllaznia): “E mendonim një ndeshje të fortë dhe e luf.tuar. Kishim pak probleme në rreshtim në minutat e para, me dy mbrojtësit e krahut. Më pas luajtëm më mirë dhe ta thellonim rezultatin, por ky është futbolli. Sa i përket penalltisë, të gjithë thonë jo, por nuk dua të merrem. Njëherë merret një krahë, njëherë ne, është bërë blozë dhe e neveritshme, nuk dua të merrem dhe unë me arbitrin. Duhet të vazhdojmë dhe të marrim pjesë në Europë. Goli i barazimit i Skënderbeut nuk erdhi nga presioni i tyre. Lojtarët janë të nervozuar nga arbitrat, jemi ndëshkuar me arbitrimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online