Rubin Hebaj i dha fund me Teutën këtë muaj për të vazhduar karrierën e tij tjetërkund. Sulmuesi shkodran nuk ka vonuar gjatë për të gjetur skuadrën e tij të re. Në Maqedoninë e Veriut tashmë e bëjnë zyrtar kalimin e shkodranit në radhët e Shkëndijës, ashtu siç edhe është përfolur në media këto ditë.
Sipas “Sportmedia”, Rubin Hebaj ka zgjidhur përfundimisht dilemat për të ardhmen e tij. Lojtari ka hedhur firmën në kontratë mbrëmjen e sotme, duke u veshur kuqezi për dy vitet e ardhshme. Te Shkëndija 22-vjeçari do të vihet nën urdhërat e Ernest Gjokës, që duhet të zërë boshllëqet e lëna nga largimi i Valon Ahmedit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/