VIDEO/ Ibrahimoviç kthehet dhe bën liderin, Milani shkëputet i qetë në krye të tabelës

Milani vazhdon serinë e fitoreve dhe përfiton nga gabimi i Juventusit, për të ecur i qetë në krye të klasifikimit. Kuqezinjtë vinin ditën e sotme me një përforcim në sulm, teksa lideri i skuadrës, Zllatan Ibrahimoviç, e nisi ndeshjen nga minuta e parë. Edhe pse në moshën 39-vjeçare, suedezi e tregon pse vazhdon të jetë një lojtar klasi, duke shënuar dopietë në përballjen ndaj Kaljarit.

Në minutën e shtatë, Likojanis rrëzon Zllatanin në zonë dhe arbitri akordon pa asnjë dyshim penallti në favor të Milanit. Kjo penallti u shndërrua në gol nga sulmuesi kuqezi duke mbyllur pjesën e parë në 0-1. Edhe në pjesën e dytë, Milani mbajti në kontroll lojën, ku do të ishte përsëri suedezi që do të shënonte golin e qetësisë. Fatkeqësisht për skuadrën e Piolit, Saelemaekers u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë në sfidën e ardhshme ndaj Atalantës.

Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën 43 pikëve duke u shkëputur me 3 pikë nga ndjekësi më i afërt, Interi. Ndërkohë me dygolëshin e sotëm, Ibra ngjitet në vendin e katërt në tabelën e golashënueshme, në shifrën e 12 golave. Ky kryesim mbahet nga sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 15 gola në këtë sezon të Serisë A./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/semo33xx/status/1351273805667311617

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online