Juventusi ka punuar gjithmonë mirë me të rinjtë, teksa në Itali ka pasur shumë lojtarë të huazuar ose në pronësi të dyfishtë me klube të tjera (tani kjo nuk lejohet më në Itali). Ata gjithahstu shohin edhe në klube të tjera, brenda dhe jashtë Italisë.
Së fundmi është zbuluar një objektiv i bardhezinjve në Francë. Sipas “L’Equipe”, Juventusi është vënë pas mbrojtësit të majtë Rajan Ait-Nuri. Lojtari 17-vjeçar është pjesë e Angers dhe ka disa oferta.
Monako më parë ka ofruar për francezin 8 milionë euro, por kjo ofertë është hedhur poshtë. Veç Juventusit edhe Shalke ka interes për Ait-Nuri, ndërkohë që lojtari është nën kontratë deri në vitin 2021.