Ndodhi një vit më parë dhe u justifikua me faktin se klubi dëshironte ta shiste, por tashmë Stefan Lihshtajner ka mbetur sërish jashtë listës së Juventusit për pjesëmarrjen në Champions League.
Duket qartë që trajneri Maks Alegri nuk e ka fare në planet e tij dhe klubi nuk ka mundur ta largojë dot as këtë verë, përderisa zviceranit i rezervohet një trajtim i tillë, që natyrisht do të ngjallë shumë debate.
Mungon edhe Marko Pjaca, por talenti kroat është ende duke u riaftësuar nga dëmtimi i rëndë pësuar në mars me kombëtaren kroate.
Ndërkaq, është përfshirë në listë Azamoah, edhe pse ende jo 100% i riaftësuar nga një dëmtim në gju. Duke qenë se Markizio do të mungojë edhe për një muaj, Azamoah është konsideruar si një alternativë në mesfushë.
Prima fase di @ChampionsLeague: la lista bianconera! ?https://t.co/g6MHN5tpLh#FinoAllaFine ???? pic.twitter.com/7MkxDYV0a2
— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2017