Juventusi kërkon përmbysjen, ndihmë nga SHBA dhe Japonia!

Juventusi dhe Atletiko e Madridit do të përballen mes tyre me datë 12 mars, në raundin e dytë të këtij turi në Champions Ligë. Bardhezinjtë e Alegrit do të bëjnë të pamundurën për të rikthyer rezultatin 0-2 të ndeshjes së parë dhe për të avancuar më tej në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Ndeshja pritet me interes të madh dhe sipas raportimeve të mediave italiane, kjo përballje do të ketë një shikueshmëri rekord. Sipas studimeve të “StubHub”, kompania më e madhe e shitjes së biletave në internet, ka publikuar ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë si ndeshja e dytë me e ndjekur në këtë raund të Champions Ligës.

Ndeshja Totenhem-Dortmund e zhvilluar në “Wembley” renditet në vendin e parë, ndërsa Lion-Barcelona në vend të fundit. Atletiko-Juventus tërhoqi në stadium tifozë nga e gjithë bota, ndërsa 11% prej tyre ishin italianë.

E njëjta gjë pritet në në ndeshjen e kthimit. Sipas “StubHub”, 33% do të jenë tifozë nga SHBA, 18% nga Japonia, 12% nga Irlanda, 6% nga Franca, Portugalia, Spanja dhe 3% nga Rusia, Meksika, Indonezia dhe Brazili.

Blerja e Kristiano Ronaldos i ka siguruar Juventusit një rritje të shikueshmërisë në nivel global, sidomos në vendet ku portugezi ka tifozë pafund si në: Amerikën e Veriut dhe Azi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *