Iku Bonuçi, por nuk është se te Juventusi janë tronditur shumë, përkundrazi, paratë e tij po i investojnë menjëherë.
Para disa ditësh bardhezinjtë morën Douglas Kostën nga Bajerni, ndërsa tashmë marrin edhe një anësor tjetër ofensiv të nivelit të lartë, Federiko Bernardeski.
Ylli i Fiorentinës, vetëm 23 vjeç, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, ndërsa Juventusi ka rënë dakord që t’i paguajë 40 milionë euro fiorentinës, plus 10% (deri në 5 milionë euro) në rast rishitjeje.