Juve nis sulmin final për Pogba, tre futbollistë në ofertë!

Mesfusha e Juventusit është “blinduar” pas firmës së francezit Rabiot, por nuk ka mbaruar. Drejtuesit e Juves duan edhe një goditje të madhe dhe lojtari i ëndërruar është Pol Pogba. Francezi kërkon të largohet nga Mançester Junajtid dhe ka kohë që e kërkon Real Madridi, me urdhër të prerë të Zinedine Zidane, por me anglezët nuk është e lehtë të bësh biznes.

Reali kërkon të përfshijë në marrëveshje Garet Bejl, i panevojshëm në Madrid, por Juve ka një ofertë edhe më joshëse sipas Gazzetta dello Sport, përveçse duket se edhe vetë Pogba kërkon të kthehet në Torino.

Kampionët e Italisë, që shpresojnë shumë tek aleanca me agjentin Mino Raiola, janë gati të përfshijnë në marrëveshje emra që në Mançester i ëndërrojnë: Paulo Dibala, Aleks Sandro dhe Blaise Matuidi.

Nëse Pogba vlerësohet 150 milionë euro, ai çmim mund të ulet ndjeshëm nëse në marrëveshje përfshihet të paktën një nga lojtarët e mësipërm, me Dybala që vlerësohet të paktën 80 milionë euro dhe Aleks Sandro 60 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *