Juve del “huq”, u refuzohet oferta 50 milionë euroshe

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tangui Ndombele është një ndër lojtarët më të spikatur në Francë. Mesfushori, i cili aktivizohet me Olimpikun e Lionit, ka rënë në sy me paraqitjet e tij të mira dhe në merkaton e janarit pati kërkesa të shumta me të, ku një ndër ekipet më të interesuar ishte Barcelona.

Katalanasit, pavarësisht interesimit të tepërt, nuk u futën në negociata me drejtuesit e Lionit, të cilët nuk e shihnim si opsion largimin e lojtarit në janar. Gjithsesi, pavarësisht se merkato është mbyllur, ka ende ekipe që janë në radhë për talentin francez.

Siç raportohet nga “Rai Sport”, Juventusi ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh në drejtim të Lionit për të siguruar shërbimet e Ndombeles për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, drejtuesit e ekipit francez, duket se e kanë refuzuar ofertën e bërë nga bardhezinjtë, duke pretenduar se 21-vjeçarin e vlerësojnë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *