Mançester Junajtid është i vendosur për të bërë një përforcim “big” në mbrojtje. Jerri Mina nga Barcelona u tentua këtë verë, por në fund kolumbiani u transferua tek Evertoni, që pagoi rreth 30 milionë euro.
Por në marrëveshje ka një klauzolë që spanjollët mund ta blejnë për rreth 50 milionë euro nëse duan. Gjithashtu anglezët provuan të blejnë Herri Maguire dhe Tobi Alderveireld.
Objektivi aktual për Junajtid është Lukas Hernandez, kampioni i botës me Francën, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes, por edhe në qendër nëse do të jetë e nevojshme.
Këtë verë ai ka rinovuar deri në vitin 2014 me Atletiko Madridin, por ka një klauzolë që shkon në 80 milionë euro. Por mbrojtësi është vetëm 22 vjeç dhe Mançesteri është gati ta paguajë sikurse raporton “The Sun”.